“Nuk do të lejoj që EKIP të jetë nën kontrollin e tregtisë politike dhe ndikimit të huaj”
Prej tvteuta13:40, 6 Gusht 2024
Këshilli aktual i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike është zgjedhur nga tregtia politike, me një ligj të vjetër problematik, jo të gjithë anëtarët e Këshillit i plotësojnë kërkesat edhe sipas ligjit aktual dhe përderisa i kam të gjitha këto njohuri, sigurisht që do të kontribuoj në mënyrë që ky institucion të mos vihet nën kontrollin e tregtisë politike dhe ndikimit të jashtëm, theksoi zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Gjeljoshaj theksoi se Agjencia për Komunikime Elektronike, në kohën e zhvillimit të madh teknologjik, duhet të mbetet e përkushtuar ndaj interesit shtetëror të Malit të Zi.
“Përderisa të jem zëvendëskryeministër dhe ministër i shtetit të Malit të Zi, do të bëj gjithçka për të ruajtur interesin shtetëror të Malit të Zi në zgjidhjet ligjore. Këshilli nuk mund dhe me mbështetjen time nuk do të jetë nën kontrollin e shteteve të huaja dhe shërbimeve të tyre të sigurisë, por as operatorët që duhet të kontrollojnë”, tha ai.
Ai vuri në dukje se ligji i ri vendos kushte më të rrepta dhe më profesionale për Këshillin.
“Më së paku duhet të shqetësohen profesor Radulloviq dhe drejtori i Agjencisë Grguroviq, sepse edhe ata duhet të mbrojnë interesin shtetëror të Malit të Zi, jo të dikujt tjetër, e sidomos që po mashtrojnë opinionin dhe nuk po e thonë të vërtetën se dokumentacioni i anëtarëve të Këshillit janë jo të plota dhe se është bërë me parimin e tregtisë politike”, ka theksuar Gjeloshaj.
Gjeloshaj tha se ligji i ri i propozuar rrit pavarësinë, ekspertizën, kontrollin e dyfishtë të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit dhe vetëm e rrit më tej pavarësinë e Këshillit, por ajo që është e rëndësishme, ruhet interesi kombëtar i Malit të Zi.
“Unë, mes punës për vendet e huaja dhe operatorëve të interesuar, gjatë kryerjes së funksionit tim, do të jem në krah të vendit që përfaqësoj”, përfundoi ai.