Nuk do të ketë masa të reja shtrënguese
Prej tvteuta23 October 2017
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për politikën financiare Millutin Simoviq, tha se rritja e ekonomisë së vendit pritet të jetë në masën 4% dhe se nuk do të ketë nevojë për masa të reja shtrënguese në vitin e ardhshëm. Qeveria, tha Simoviq, është e vendosur në vazhdimin e masave konsoliduese , me disiplinë në shpenzimet publike dhe në përgatitjen e ambientit atraktiv afaris si në nivel lokal ashtu edhe atë shtetëror. Sa i përket kompanisë Montenegro Airlines, Simoviq tha se janë në procesin e shqyrtimit nëse kompania ka të ardhme dhe se vendimi për këtë do të bihen në baza profesionale dhe jo politike.