Politikë Më shumë

Nuhoxhiq: Nuk ka rrezik nga konfliktet

Prej tvteuta09:30, 8 Mars 2020

Ministri i punëve të brendshme i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, ka deklaruar se nga të dhënat që disponojnë institucionet e vendit nuk rezulton se mund të ketë konflikte në lidhje me ligjin për liritë fetare. Kjo deklaratë e Nuhoxhiq erdhi pas asaj të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili më herët kishte thënë se ky ligj mund të çojë edhe në gjakderdhje. Nuhoxhiq vlerësoi se shoqëria në Mal të Zi është demokratike dhe ka kapacitet që mosmarrëveshjet ti zgjidhë në mënyrë paqësore. 

  • 1

    Radio