Nuhoxhiq: Lista e votuesve është sipas të gjitha standardeve evropiane
Prej tvteuta15:41, 17 Shkurt 2020
Për ministrin e mbrendshëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, lista e votuesve dhe bazat e të dhënave janë cilësore dhe konform standardeve më të larta ndërkombëtare. Këtë ai e tha gjatë takimit me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Mal të Zi dhe Delegacionit evropian. Ai shtoi se ministria po punon në mënyrë transparente që populli të ketë mundësi që në mënyrë demokratike të përzgjedh kandidatët në zgjedhje. Megjithë deklaratat e Nuhoxhiq, partitë e opozitës dhe një pjesë e organizatave joqeveritare kanë qëndrim krejt të kundërt dhe paralajmërojnë institucionet shtetërore se pa një reformë serioze në këtë drejtim, zgjedhjet në Mal të Zi do të vazhdojnë të kontestohen.