Nuhoxhiq dhe Rama shpërblejnë ekipin i cili ka ndihmuar të rrezikuarit në Shqipëri
Prej tvteuta12:14, 13 Dhjetor 2019
Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq ka shpërblyer pjesëtarët e ekipit nacional për kërkim dhe shpëtim nga rrënojat të cilën kanë ndihmuar në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Nuhoxhiq ka theksuar se i janë përgjigjur detyrës mjaft sfiduese të rëndë dhe kërkuese dhe se ishin krenari e Malit të Zi në ato ditë të vështira për vendin fqinj. Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpërndau medalje të arta për skuadrën nga Mali i Zi dhe falenderoi të gjithë popullin e Malit të Zi për kontributin e dhënë në përballjen me këtë fatkeqësi natyrore.