Mesazh i ambasadores amerikane Xhudi Rajzing Rajnke
Prej tvteuta11:38, 4 Korrik 2020

Shtetet e Bashukuara të Amerikës sot festojnë 244 vjetorin e pavarësisë, edhe pse ky eshte nje pervjetor ndryshe, ata kete date e shenuan me ceremony te shumta fishekzjarresh. Me rastin e 4 korrikut, dites se pavaresise, eshte deklaruar edhe ambasadorja amerikane ne Mal te Zi Xhudi Rajzing Ranke e cila tha se amerikanët dhe malazezët janë të bashkuar per nga besimi në vlerat themelore.
Në mesazh, ajo theksoi se ky vit është i ndryshëm, sepse të gjithë jemi goditur nga pandemia globale e koronavirusit.
“Këtu në Mal të Zi, i gjithë komuniteti i Ambasadës Amerikane është shumë i lumtur që po punon së bashku për të adresuar problemet e shkaktuara nga koronavirusi. Ne duam të falënderojmë të gjithë në Mal të Zi që kanë punuar shumë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë tonë,” tha Reinke.
Ndërsa Amerika vazhdon të luftojë pandeminë COVID-19, tha ajo, vendi i saj “gjithashtu përballet me çështje të dhimbshme sociale të racizmit dhe padrejtësisë sociale”.
“Megjithëse Shtetet e Bashkuara përpiqen për idealet më të larta, ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe trashëgimtaret tonë – dhe ne duhet të përpiqemi për më te mirën. Historia jonë dëshmon për një luftë të vazhdueshme dhe të pandërprerë për barazinë e plotë të të gjithë njerëzve. për çfarë po luftojmë edhe sot, “tha Reinke.
Angazhimi paqësor qytetar, tha ajo, është themeli i demokracisë: “Dhe shpresoj që rezultati i demonstratave të tanishme në Shtetet e Bashkuara të jetë një e ardhme në të cilën ne me të vërtetë do të përmbushim idealet e larta të themeluesve tanë”.
Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, do të vazhdojnë të promovojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore jashtë vendit, “të udhëhequr nga besimi ynë se këto janë të drejtat e lindura të përbashkëta për të gjithë ne si qenie njerëzore”.
“Qëndrimi im në Mal të Zi më ka treguar se amerikanët dhe malazezët janë të bashkuar me besimin tonë të përbashkët për vlerat themelore – ndër të cilat liria dhe barazia zënë një vend të veçantë. Me këtë rast, me krenari ju njoftoj se, duke filluar nga sot, ne do të theksojmë vlerat tona të përbashkëta përmes fushates se komunikimit, për të festuar partneritetin dhe miqësinë tonë të vazhdueshme me Malin e Zi, “tha Reinke. Ne adrese te ambasadores Reinke kane mberritur shume telegramurime me rastin e 4 korrikut dites se pavaresise se SHBA-ve.