Nrekiq: Tre ditë afat për zgjidhjen e problemit të deponisë inerte
Prej tvteuta25 July 2019
Në mbledhjen e tretë të Trupit koordinues për përcjelljen dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, e cila u mabjt ditën e sotme, kryetari i Komunës Loro Nrekiq i njohftoi të pranishmit me rezultatet e përfundimeve që janë marrë në mbledhjen e kaluar. Në këtë mbledhje u vendos që mbrenda tre ditëve ti jepet një zgjidhje problemit të deponisë inerte si dhe të merren masa konkrete për objektet të cilët e tejkalojnë orarin e punës të paraparë me vendim. Nga dita e hënë Policia Komunale do të fillojë të kontrollojë objektet në fjalë, dhe në rast tejkalimi të orarit të caktuar do të merren masa ndaj të gjithë pronarëve të lokaleve që nuk zbatojnë vendimin në përputhje me ligjin dhe kontratat e nënshkruara.