Nrekiq: Shitja e Mavrijanit mund ta nxjerrë Ulqinin nga kriza

Prej tvteuta15:16, 20 Gusht 2019

Kryetari i Komunës së Ulqinit , Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se bllokimi i xhirollogarisë për arsye të borxhit ndaj Rekreaturs më së shumti po godet të punësuarit dhe ata që varen direkt nga përkrahja e Komunës së Ulqinit, siç është rasti i klubit të futbollit Otrant-Olimpik.

Ai njoftoi se në filim të shtatorit do të ketë bisedime me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi të cilët kanë premtuar ndihmë për lehtësimin e situatës, por edhe komuna duhet të bëjë pjesën e vet. Një nga opsionet më të mira , sipas Nrekiq, është shitja e Mavrijanit për valorizim turistik, nga i cili Komuna do të përfitonte rreth 20 milionë euro, me çka do ti jepej fund problemeve financiare të saj.

  • 1

    Radio