Nrekiq: Qeveria e re po mashtron qytetarët e Ulqinit lidhur me Valdanosin
Prej tvteuta08:23, 8 Janar 2021

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, mbajti sot një konferencë për media në të cilën foli për çështjen e vendimit të Drejtorisë për Prona, e cila ka lejuar ish-pronarët e ullishtave në Valdanos që të pastrojnë këtë zonë dhe të fillojnë revitalizimin. Sipas Nrekiq, vendime të tilla ka pasur edhe më herët në të kaluarën, dhe se kjo nuk ka të bëjë me kthimin e tyre pronarëve të mëparshëm. Sipas tij, kjo problematikë po përdoret veç për qëllime populiste politike.
“Presioni i qeverisë së re, gjegjësisht i zv.kryeministrit Abazoviq, me qëllim i shtyn qytetarët drejt zonës së përgjegjësisë penale, pasi thirrjet drejtuara opinionit publik lidhur me këtë çështje nuk kanë bazë ligjore. Duhet të bëhet dallim ndërmjet nacionalizimit, konfiskimit dhe eksproprijimit të pasurisë. Në rastin e Valdanosit mendoj se bëhet fjalë për eksproprijim për të cilin pronarëve u është paguar dëmshpërblimi. Mbetet e hapur çështja nëse ky dëmshpërblim ishte i drejtë apo mund të rishqyrtohet në proces gjygjsor. Nuk është kjo hera e parë që qytetarët e Ulqinit mashtrohen lidhur me lëtë çështje.”, tha ndër të tjera Nrekiq.