TURIZËM Më shumë

Nrekiq: Presim turista nga Shqipëria dhe Kosova

Prej tvteuta09:10, 8 Qershor 2020

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq në një bisedë për portalin kosovarlajmi.net ka ftuar të gjithë kosovarët që kanë shtëpitë e tyre të vijnë për pushime. Qytetarët qëndruan të mbyllur për rreth tre muaj dhe rreziku nga pandemia është akoma evident, Nrekiq e jep një arsyeje pse duhet të vizohet bregdeti jonë.

“I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtëpi të veta në Ulqin që të vinë për pushime në to.. Aktualisht kemi një siguri të madhe kundër koronës, pasi jemi shteti i parë në Evropë që jemi shpallur si free destination, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ulqini ka hapësira të mëdha, të cilat na bëjnë që turizmi në këtë kohë të pandemisë të zhvillohet më lehtë dhe më i sigurtë. Ne i presim jo vetëm ata që kanë shtëpitë e veta, por edhe ata që na kanë vizituar për gjatë këtyre viteve”, thotë Nrekiq.

Ai tha se u kanë sugjeruar pronarëve të restoranteve që sivjet çmimët të jenë më të ulëta. Nrekiq ka thënë se edhe këtë vit të gjithë vizitorët duhet të regjistrohen.

Pos hoteleve, pushuesit do të mund të akomodohen edhe nëpër shtëpitë privatë.

 

  • 1

    Radio