Politikë Më shumë

Nrekiq: Posti i kryetarit na takon ne

Prej tvteuta15:10, 22 Shkurt 2018

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin janë mbajtur nën presion të madh ndaj votuesve dhe sipas tij kjo ka shkuar në dëm të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ai mohoi akuzat e bëra nga disa parti se PDS ka shantazhuar dhe blerë vota, akuza që sipas Nrekiq bëhen që të mbulohen veprimet e tyre. Në lidhje me koalicionet eventuale, Nrekiq tha se bisedimet për to do të fillojnë në kohë, dhe se në bazë të rezultatit , Partisë Demokratike të Socialistëve i takon posti i kryetarit.

  • 1

    Radio