Nrekiq për daljen nga kriza: Do të na duhet të marrim masa por jo drastike

Prej tvteuta15:03, 11 Shkurt 2019

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se gjendja financiare e Komunës së Ulqinit mbetet e rëndë por ajo është duke i përmbushur me rregull detyrimet ndaj Drejtorisë së tatimeve, prandaj nuk pritet që të ketë pasoja të mëtejshme.

Sa u përket ndërmarrjeve komunale që ndodhen para bllokimit, Nrekiq tha se ato duhet të marrin masa për kapërcimin e situatës pasi nuk mund të vazhdohet me pagesën e rrogave pa paguar kontributet, siç ka qenë normë deri tani. Në pyetjen nëse do të ketë masa shtrënguese edhe brenda Komunës, Nrekiq tha se së shpejti do të bëhet racionalizimi i të punësuarve në administratën lokale nëpëmjet sistematizimit të vendeve të punës, çka mund të sjellë uljen e numrit të të punësuarve, por nuk do të jetë diçka drastike.

  • 1

    Radio