Politikë Më shumë

Nrekiq në pension. Forca dëshiron zgjedhje të reja

Prej tvteuta18:31, 8 Shkurt 2021

Këshilli për Emërime pranë Kuvendit Komunal të Ulqinit do të mbaj nesër mbledhjen në të cilën do të konstatohet pushimi i mandatit të kryetarit aktual të komunës, Loro Nrekiq, si dhe emërimi i ushtruesit të detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Në postin e përkohshëm të kryetarit, i cili do të zgjasë 30 ditë, pritet të jenë një nga nënkryetarët e komunës, Hadixhe Gjoni ose Astrit Hoxha. Kryetarit Nrekiq i pushon mandati për shkak të pensionimit,pasi i ka mbushur 67 vjet dhe minimum 15 vite të stazhit. Lidhur me kandidatët potencial për të ardhur ë krye të komunës, përfliten kryearkitetki i qyteti dhe antari i KQ i PDS Aleksandër Daboviq, ish sekretari për financa Sead Osmanoviq, por edhe kandidatë të tjerë nga kjo parti. Koalicioni aktual në Ulqin, i përbërë nga PDS, Forca , koalicioni rreth PD, si dhe UDSH, SD, dhe PB, kanë 30 nga 33 këshilltarët aktual, por përçarjet janë më evidente se kurrë. Në një prononcim për Vijesti, kryetari i Forcës Nazif Cungu, tha se partia që ai kryeson është për zgjedhje të parakohëshme, si rrugëdalje më të mirë nga situata aktuale në të cilën gjendjet komuna. Ai shtoi se Forca nuk e ka votuar rebelancin dhe buxhetin e sivjetëm për arsye ligjore dhe jo si shenjë opstruksioni siç akuzohet nga partnerët e koalicionit.

  • 1

    Radio