Nrekiq: Më së shumti për dy vite Komuna del nga kriza
Prej tvteuta09:47, 16 Shkurt 2019
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se gjatë kësaj periudhe prej formimit të pushtetit të ri nuk ka pasur as ulje as rritje të të punësuarve në këtë institucion, por kjo sipas tij nuk do të ndikojë në angazhimin për daljen nga procesi i konsolidimit fiskal. Nrekiq nuk paraqiti plan të saktë me të cilin Komuna mund të dalë nga kjo situatë por siguroi se për një vit e gjysëm, më së shumti dy vite, ajo do të dalë nga kriza. Siç la të kuptohet, një nga masat do të jetë pensionimi i të punësuarve me qëllim uljen e numrit të tepruar. Megjithë optimizimin në drejtim të daljes nga kriza, situata në realitet nuk duket edhe aq premtuese, pasi si Komunës, ashtu edhe ndërmarrjeve komunale u kërcënohet falimentimi për shkak të borxheve të grumbulluara.