Ekonomi Më shumë

Nrekiq: Llogaria e komunës është zhbllokuar

Prej tvteuta16:27, 9 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për Televizionin Teuta se llogaria rrjedhëse e Komunës është zhbllokuar, pas bllokimit disa ditor si pasojë e një lënde të humbur gjygjësore. Nrekiq tha se pas bllokimit i janë drejtuar Ministrisë së Financave e cila në llogari të Komunës ka derdhur 150.000 euro nga Fondi Egalizues për të dalë nga kjo situatë. Ai shtoi se e kupton aspektin juridik,  por kritikoi kohën e bllokimit të llogarisë, e cila ndodh në një moment kur i gjithë vendi po përballet me gjendje të jashtëzakonshme.

  • 1

    Radio