Politikë Më shumë

Nrekiq: Buxheti kurrë nuk është përkthyer në gjuhën shqipe

Prej tvteuta20 July 2017

Me kërkesën e këshilltarit Haxhi Sulejmani, njëherësh edhe kryetar i Klubit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike,që të votohen pikat e rendit të ditës,dhe të ndërprehet seanca ,me një votë të përmbajtur u votua rendi i ditës dhe seanca u shty për një ditë tjetër. Kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq deklaroi për televizionin Teuta se barriera kryesore që ka hapur debat në Kuvend ka qenë mospërkthimi i buxhetit. “Sipas disa informatave që kam unë buxheti nuk ka qenë kurrë në histori të Komunës së Ulqinit i përkthyer në dy gjuhësi.Kam kërkuar nga sekretari për buxhet dhe financa që të përkthehet dhe buxheti në gjuhën shqipe” shprehet Nrekiq. Kryetari Nrekiq për vonesën e mbajtjes së seancës Kuvendore fajësoi edhe ekzekutivin të cilin e akuzoi për vonesë në sjelljen e dokumentave të nevojshëm.