Politikë Më shumë

Nrekiq: Aktualisht nuk do të kemi hapje të kufijëve

Prej tvteuta21:23, 3 Korrik 2020

Situtata aktuale epidemiologjike në Mal të Zi nuk është aspak e mirë, kjo gjë ndikon direkt në sezonin turistik dhe në situatën ekonomike e cila është mjaft e vështirë edhe në komunën e Ulqinit, tha për Televizionin Teuta kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.Dega kryesore ekonimike e Ulqinit është turizmi dhe aktualisht situata është e mjerueshme shprehet Nrekiq.Mali i Zi ishte ndër shtetet e para i cili u shpall vend i sigurt dhe i pastër nga pandemia e Covid 19, kjo gjë bëri që kufijtë të hapen dhe të vijnë turistët e parë, gjë e cila nuk zgjati shumë pasi rastet u paraqitën përsëri. Kryetari Nrekiq thotë se një situatë e tillë e hapjes dhe mbylljes së kufijëve në periudha të shkurta kohore ndikon negativisht .Nrekiq deklaron se në këto momente nuk do të ketë hapje të kufijëve.Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test i cili nuk është më i vjeter se 72 orë.Në mes Shqipërisë dhe Kosovës aktulisht nuk ka asnjë barrier që ndalon zhvillimin e turizmit mes dy shteteve, kjo për komunën e Ulqinit nuk duhet të jetë shqetësuese thotë kryetari Nrekiq, duke qënë se Ulqini përsëri mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët e Kosovës. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shprehet se edhe pse situata aktualisht është e vështirë përsëri duhet të jemi optimist dhe të shpresojmë që ajo të stabilizohet.

  • 1

    Radio