Nrekiq: 6 punonjës nga NP “Ujësjellës – kanalizime” do të sistemohen
Prej tvteuta25 February 2017
Kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq, tha për televizioinin Teuta se 6 punonjëse të ndërmarrjes publike “Ujësjellës – kanalizime”, të cilët deri me 1 mars duhet të largohen nga kjo ndërmarrje, do të sistemohen në ndërmarrjet tjera. Sipas Nrekiq, 3 prej tyre do të kalojnë në “Veprimtaritë komunale”, kurse tre në Komunë. Sa i përket pjesës tjetër prej 20 punëtorëve të cilët po ashtu duhet të largohen, ai tha se një pjesë ndoshta do të kalojë edhe në ndërmarrjen e re të parkingjeve, por kjo akoma nuk është diskutuar dhe mbetet për tu parë në të ardhmen. Një nga kushtet e realizmimit të investimit prej 20 milionë eurosh të kredituata nga banka gjermane KfW është pikërisht ulja e numri të punëtorëve nga 126 aktualisht , në 100 gjithsej.