NP “Veprimtaritë komunale”: URA të kërkojë falje për injorancën dhe joseriozitetin
Prej tvteuta16:59, 16 Gusht 2017
Nga ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” kanë reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Lëvizjes qytetare URA, ku rritjen e çmimit të pastrimit e kanë cilësuar në masën 85%, dhe se disa hotele të privilegjuar në Ulqin nuk i pagujnë detyrimet. Nga kjo ndërmarrje thonë se Lëvizja URA duhet të kërkojë falje për injorancën dhe mungesën e seriozitetit, pasi rritja e çmimit të pastrimit është 8.5% kurse hoteli të cilin ato e përmendin “Emerald” është ndër të parët që ka kontratë me ndërmarrjen dhe është i rregullt në pagesën e detyrimeve.
Pasi matematika është shkencë ekzakte, atëherë nuk mund të ketë gabime por vetëm shpifje për qëllime të caktuara, thuhet ndër të tjera në reagimin e ndërmarrjes. Ato thonë se me këtë e mbyllin debatin me këtë subjekt politk, pasi e vërteta mund të verifikohet lehtësisht edhe nga vetë qytetarët.
Me poshte keni deklaraten e kompletuar.
NP “Veprimtari komunale” i përgjigjet URA-së
MOS SHPIFNI, KËRKONI FALJE. RRITJA E ÇMIMIT ËSHTË 8.5%
Kërkoni falje qytetarëve për huti që faturat e mbeturinave janë më të larta se të rrymës elektrike.
Kërkoni falje qytetarëve që nuk morrët pjesë në seancën e Kuvendit komunal kur u diskutua për çmimoren e NP “Veprimtari komunale”.
Kërkoni falje qytetarëve sepse hoteli “Emerald”, për të cilin ju aludoni, është ndër të parët që ka kontratë me ndërmarrjen tonë për vitin 2016 dhe 2017.
Kërkoni falje qytetarëve sepse nuk ka vendim paushall, por në bazë të ligjit dhe rregullores së miratuar në organet e ndërmarrjes dhe në Kuvendin komunal të Ulqinit.
Kërkoni falje për matematikën e dobët. Ajo është shkencë ekzakte dhe për ti dhënë fund të pavërtetave dhe shpfjeve po ju kthejmë edhe një herë në klasë të gjashtë të shkollës fillore.
Çmimi për mbeturina, para hyrjes në fuqi të vendimit të fundit për korrigjimin e çmimeve të datës 09.03.2017, e sipas vendimit nr. 1356 të vitit 2007 ishin:
Shërbimet për transport – deponim të mbeturinave shtëpiake paguhen sipas m2 me vlerë:
………………………………………………………………………..0,049 EUR
………………………………………………………………………..0,072 EUR (tre muaj sezon)
Kompensimi për mbeturinat inerte…………………..4.86 EUR (Nuk është llogaritë asnjëherë)
Shërbimet në bazë të numrit të shtretërve…………0,43 EUR (prej me 01.06 – 30.9 – nuk është llogaritë asnjëherë)
Dmth, sipas matematikës ekzakte për nxënësit e klasës gjashtë fillore një shtëpi me 300 m2 paguante:
300 X 0.049 = 14.7 X 9(muaj) = 132.3 X 107%(TVSH)=141.56 EUR
300 X 0,072(sezon) = 21.6 X 3 (muaj) = 64.8 X 107% = 69.33 EUR
Shtëpia prej 300m2 sipas vendimit të vjetër paguante 210.89 EUR, e jo sipas matematikës (së dobët) të URA-së 182 EUR. Sikur të ja shtonim edhe kompensimin për mbeturinat inerte, që ishte i përcaktuar me vendim por nuk është llogaritë (shkaqet nuk dihen), do të kishim:
4,86 X 12 (muaj) = 58.3 X 107% (TVSH) = 62.38 + 210.89 = 273.27
Nëse kësaj ia shtojmë edhe vlerën e shërbimit në bazë të shtretërve do të kemi:
0.43 X 4(muaj) = 1,72 X 107% (TVSH) = 1.84 X 15 (shtretër) = 27.6 + 273.27 = 300.87 EUR ndërsa sot është 325.22 EUR, çka do të thotë zotërinj se, nëse i llogarisim çmimet sipas vendimeve, rritja e çmimit është 8.5%!
Pse nuk i llogaritën çmimet sipas vendimit, këtë ne nuk e dijmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për këtë. Atë që dijmë është që kjo ndërmarrje, për katër vite e gjysmë akumuloi 1.2 milion euro humbje!
Mbasi që ju mësuam matematikën, po ju japim edhe një shans për të na ndihmuar.
NP “Veprimtari komunale” vendosi që prej datës 15.08.2017 të mos grumbullojë më mbeturina nga Ada e Bunës. Shkak është që pronarët e shtëpizave në Bunë (llogarisë që ju nuk jeni pjesë e tyre), gjatë vitit 2016 dhe 2017 nuk kanë nënshkruar kontratat me ndërmarrjen në fjalë, edhe pse këtë gjë e kishin obligim ligjor. Meqë, nga tashmë rreth 470 shtëpiza, në xhiro llogarinë tonë nuk ra as edhe një euro, presim nga ju, që si të ndërgjegjshëm, të na jepni mbështetje në këtë drejtim.
Në fund, ju ftojë edhe një herë që për çdo dyshim që keni, qoftë për shpenzim të karburantit (që është sipas planit të prokurimeve publike), apo për ndonjë gjë tjetër, të na drejtoheni pa hezitim. Ne ju premtojmë transparencë dhe vullnet të jashtëzakonshëm për bashkëpunim.
Me këtë dëshirojmë ta mbyllim këtë polemikë. Mendoj që edhe ju tani e kuptuat se si qëndron e vërteta, sepse qytetarët e kuptuan që herën e parë.