Sociale Më shumë

NP “Veprimtaritë Komunale” me aktivitete të shumta edhe gjatë dimrit

Prej tvteuta16:02, 13 Dhjetor 2017

Edhe pse jo me intenzitet dhe ngarkese të madhe si gjatë sezonit të verës , nga N.P “Veprimtarite Komunale “ njoftojnë se edhe gjatë kësaj periudhe janë duke u marrë me një sërë projektesh dhe aktivitetesh për të cilat janë përgjegjes. Drejtori i kësaj ndermarrjeje Skender Kaleziq deklaron për TvTeuta se aktualisht vemendje janë duke i kushtuar dekorimit të qytetit me rastin e festive të fundvitit.

Në disa zona të qytetit për shkak të rreshjeve intenzive të shiut gjatë ditëve të fundit , ka ardhur deri tek prishja e shtyllave elektrike dhe problemet me ndriçim. Sipas drejtorit Kaleziq, këto probleme tashme janë identifikuar dhe janë duke u marrë masat e duhura me qëllim reduktimin e tyre. Edhe pazari i peshkut i lokalizuar në hapesirat e tregut t[ gjelbert në Ulqin, së shpejti do të jetë gati dhe në shërbim të banoreve , gjegjësisht sipas fjalëve te drejtorit Kaleziq kjo do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio