Sociale Më shumë

NP “Veprimtaritë Komunale”: Bëhet krasitja e palmave

Prej tvteuta16:17, 14 Janar 2017

Punëtorët e ndërmarrjes Veprimtaritë Komunale sot kanë bërë krasitjen e palmave që akome janë të paprekura nga buburreci i kuq, si dhe pastrimin e atyre që pësuan dëmtime nga era e natës së mbrëmshme.

Punëtorët për televizionin Teuta konfirmuan shqetësimin se palmat e prekura nga buburreci i kuq tashmë kanë arritur në numrin 35, pasi spërkatja nuk dha rezultatet e duhura. Ky parazit përveç palmave në Ulqin ka goditur edhe ato në qytetet e tjara bregdetare duke shkaktuar dëme të mëdha. Punëtorët  e ndërmarrjes komunale shprehin mendimin se në vend të palmave në qytet do të ishte më efektive të mbilleshin drynj të tjerë që janë më rezistent ndaj sëmundjeve dhe parazitëve, si dhe kanë kosto më të ulët të mirëmbajtjes.

  • 1

    Radio