Novoviq së shpejti do të fitojë përforcime
Prej tvteuta15:50, 11 Nëntor 2023
Kryeprokurori special Vladimir Novoviq ka kërkuar që numri i prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Shtetit të rritet. Një numër i madh çështjesh, një numër i madh i të pandehurve dhe materiale të shumta dëshmuese janë vetëm disa nga arsyet pse u pa e nevojshme rritja e ekipit të Prokuroris Speciale te Shtetit. Këtë kërkesë Novoviq ia ka dërguar ushtrueses së detyrës së prokurores supreme të shtetit Tatjana Begoviq.
Begoviq ia dërgoi Këshillit Prokurorial dhe anëtarët e Këshillit Prokurorial do ta shqyrtojnë iniciativën në seancën e ardhshme, e cila është caktuar për 17 nëntor.
Sipas të dhënave nga ueb-faqja,e Prokuroris Speciale te Shtetit, aktualisht ka 16 prokurorë, dy prej të cilëve janë të suspenduar, Sasha Çagjenoviq dhe Lidija Mitroviq, për shkak se ndaj tyre po zhvillohen procedura penale që i bëjnë të padenjë për pozitën e prokurorit.
Përveç Çagjenoviqit dhe Mitroviqit, të cilët janë suspenduar, prokurorë specialë janë Zhivko Savoviq, Marija Raspopoviq, Natasha Boshkoviq, Sanja Joviçeviq, Ljiljana Lakiq, Zorica Milanoviq, Miroslav V. Turkoviq. Kolegë të tyre janë edhe Vukas Radonjiq, Jovan Vukotiq, Jelena Protiq dhe Maja Jankoviq, të cilët punojnë në Prokurorin Speciale te Shtetit.