Ekonomi

Aktuale Më shumë

Novatek do të tërhiqet nga hulumtimi i naftës

Prej tvteuta8 September 2022

Hulumtimit të naftës në bregdetin e Malit të Zi duket se po vjen fundi. Këtë e njoftoi kompania Novatek, e cila së bashku me komaninë italiane Eni, është  koncesionare  për kërkimin e naftës dhe gazit në bregdetin malazez. Ky konsorcium bëri shpime kërkimore vitin e kaluar, të cilat treguan se prodhimi i hidrokarbureve nuk do të jetë i mundur, sepse nuk ka mjaftueshëm. Pas fazës së parë, konsorciumi është i detyruar të hyjë në fazën e dytë, ku do të duhet të depozitojë një garanci bankare me vlerë 12 milionë euro, të cilën duhet ta përdorë për të shpuar një pus të dytë, më të cekët për gaz, prej 1.5 mijë metrash.