Sociale Më shumë

Notimi për kryqin e shenjtë, fituesi Dragan Jovetiq (foto)

Prej tvteuta19 January 2017

Notimi tradicional për kryqin e shenjtë për festën ortodokse të Pagëzimit të Perëndisë , e cila u mbajt për herë të dytë në qytetin tonë, këtë vit mblodhi rreth 30 të rinj. Uji i ftohtë nuk i dekurajoi notuesit për të shënuar këtë ditë të shenjtë në të cilin, sipas traditës, Jezu Krishti mori mesazhin e sakramentit  gjatë  pagëzimit në lumin Jordan. Fituesi i këtij viti është Dragan Jovetiq, i cili si shpërblim mori kryqin tek i cili mbërriti i pari si dhe një libër dhuratë nga komuniteti i Kishës së Ulqinit. Episkopi i Kishës ortodokse në Ulqin  Radojica Bozhoviq tha se nuk ka rëndësi se kush është fituesi dhe përgëzoi notuesit për pjesëmarrjen e tyre.