Aktuale Më shumë

NLB Banka dhuroi 3 mijë euro për Qendrën Ditore “Sirena”

Prej tvteuta10:17, 30 Gusht 2023

NLB Bank dhuroi 3000 euro për qendrën ditore të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara zhvillimore “Sirena”, në kuadër të fushatës së nisur në këtë bankë. Përkatësisht, drejtoresha e Degës Ulqin, Etrita Pulti, në një deklaratë për media ka theksuar se qendra ditore e Ulqinit ka qenë në mesin e pesë qendrave që kanë pranuar donacione.

“Jam i lumtur që jam pjesë e NLB Bank, e cila po njihet gjithnjë e më shumë si një kompani me përgjegjësi sociale. Me votat e kolegëve të mi, 11 institucione në të gjithë Malin e Zi do të marrin një donacion prej 100,000 eurosh, duke përfshirë 5 qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore. Sot, përveç në Ulqin, donacione janë dorëzuar edhe në qendrat ditore në Podgoricë dhe Berane. Jemi krenarë që jemi pjesë e një aksioni të tillë human dhe shpresojmë të jemi një inkurajim për kompanitë e tjera. “Krijimi i një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, mbetet detyra jonë më e rëndësishme”, theksoi Pulti.

  • 1

    Radio