Aktuale Më shumë

Njoftime për bomba në disa shkolla dhe institucione. Dyshohet për ekstremistin rus Podznakov

Prej tvteuta18:32, 1 Prill 2022

Në disa shkolla të Podgoricës sot ka arritur njoftim për vendosjen e bombës, për çka në ato institucione është ndërprerë mësimi, ndërsa për ngjarjen është njoftuar policia, nga e cila kanë deklaruar se po hetojnë situatën dhe po marrin të gjitha masat e parashikuar me procedurë në raste të tilla.

Mesazhi kërcënues, i cili dyshohet se është dërguar nga organizata ekstremiste “Shteti i Burrave”, themeluesi i së cilës është Vladislav Pozdnjakov, ka mbërritur edhe në adresën e kryeqytetit, njoftoi Televizioni i Malit të Zi (TVCG). Mesazhi numëronte kërkesat, me kërcënimin se në rast se nuk plotësohen do të “hedhin shkollat në erë”. Ndër kërkesat e përmendura në email janë ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi dhe i udhëheqjes së Agjencisë për Siguri Kombëtare.

“Në rast mosrespektimi të kërkesave tona do të hedhim në erë të gjitha shkollat”, thuhet në mesazh. Njoftim për bombë ka pasur edhe në një shkollë në Biello Polje, si dhe në adresë Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët thonë se janë duke punuar në gjetjen e autorëve të këtyre mesazheve kërcënuese.

  • 1

    Radio