Aktuale Më shumë

Një polic dhe tre persona të tjerë u arrestuan për kontrabandë të 2563 kg kokainë

Prej tvteuta12:44, 25 Dhjetor 2023

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti i Policisë Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm katër persona, mes të cilëve edhe një zyrtar policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe kontrabandës së narkotikëve.

Siç njofton Prokuroria Speciale e Shtetit, me urdhër të tyre, Policia Speciale mëngjesin e sotëm ka privuar shtetasit malazezë M.B., N.B., N.N. dhe Z.K., punonjës policie, dhe kundër tyre, por edhe ndaj dy personave të tjerë, do të bëjnë kallëzim penal, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën e zgjeruar penale të prodhimit të paautorizuar, posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Nga provat e mbledhura nga Prokuroria Speciale e Shtetit, në bashkëpunim me Departamentin e Posaçëm të Policisë, dhe me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian me bashkëpunimin e autoriteteve ligjzbatuese – EUROPOL, rezulton se personat e privuar nga liria, me një në vuajtje të dënimit dhe një në kërkim, janë bërë anëtarë të një organizate kriminale të krijuar me qëllim të kontrabandës së drogave narkotike gjatë viteve 2020 dhe 2021 dhe kështu, në disa raste, duke vepruar si pjesë e një organizate kriminale, ka kontrabanduar gjithsej 2.563 kg kokainë dhe 59 kg metamfetaminë me anije nga Amerika e Jugut në Evropë dhe nga Evropa në Australi”, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi, Vukas Radonjiq.

Sipas tij, të arrestuarve po u kontrollohen banesat dhe lokalet e tjera, në disa lokacione, për të gjetur prova të tjera dhe gjurmë të veprave penale

“Ata të cilëve u është hequr liria do të sillen në Prokurorinë Speciale të Shtetit brenda afatit ligjor për t’u marrë në pyetje si të dyshuar”, ka thënë Radonjeq.

  • 1

    Radio