Një pjesë e opozitës nuk përkrahë idenë e protestave
Prej tvteuta22 July 2017
Lëvizja qytetare URA dhe Partia Socialdemokrate nuk e përkrahin idenë e hedhur nga zyrtari i Frontit Demokratik Millan Knezheviq për fillimin e protestave në vjeshtë. Nga URA thonë se protestat duhet të përkrahen nga gjithë opozita dhe nuk përkrahin organizimin e tyre ashtu siç i konceptojnë në Frontin Demmokratik. Nga Partia Socialdemokrate kanë deklaruar se aktualisht janë të fokusuar në Manifestin e tyre për bashkimin e forcave progresiste dhe se nuk kanë shqyrtuar mundësinë e protestave. Sipas tyre, ky manifest u është shpalosur sukseshëm përfaqsuesve të vendeve evropiane dhe do të vazhdohet puna që me të të njoftohen edhe qytetarët.