Sociale Më shumë

Një person nga Ulqini akuzohet për shkarkim të pornografisë së fëmijëve

Prej tvteuta09:54, 18 Mars 2017

Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me policinë e Ulqinit dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale, kanë ngritur aktpadi ndaj personit me inicialet O.G, banor i Ulqinit, i cili dyshohet për shkarkim të pornografisë së fëmijëve.

I dyshuari akuzohet se prej qershor të vitit 2015 deri në janar të 2016-ës , ka marrë nga interneti rreth 318.000 fotografi me përmbajtje pornografike të fëmjëve të mitur.

Policia ka kontrolluar banesën e personit në fjalë me çrast ka sekuestruar edhe dy kompjuter laptop. Identifikimi dhe ngritja e padisë për këtë kundravajtje penale është bërë e mundur në kuadër të aksionit policor kundër pornografisë së fëmijëve të quajtur “Vëzhguesi”.

  • 1

    Radio