Aktuale Më shumë

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda

Prej tvteuta12:08, 21 Shtator 2022

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën, duke bërë thirrje për marrje të vendimeve në gjithë botën “për t’i dhënë fund spirales së krizës globale të urisë”.

Në një letër të hapur, të adresuar për liderët botërorë që mblidhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 238 organizata nga 75 shtete, duke përfshirë, Oxfam, Save the Children dhe Plan International, kanë shprehur zemërim për nivelet e larta të urisë në botë.
“Rreth 345 milionë njerëz janë duke u përballur me uri të rëndë, shifrat janë rritur më shumë se dyfish prej vitit 2019”, kanë thënë organizatat përmes një deklarate. Duke përmendur se rreth 19.700 njerëz vlerësohet se vdesin çdo ditë si pasojë e urisë, organizatat joqeveritare kanë thënë se kjo shifër nënkupton se një person vdes çdo katër sekonda.

  • 1

    Radio