Sociale Më shumë

Një mjek dhe motër medicinale në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin të infektuar me Covid 19

Prej tvteuta18:40, 4 Gusht 2020

Në Komunën e Ulqinit aktualisht të infektuar me koronavirus janë 21 persona. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Pavle Marnikoviq për Televizionin Teuta deklaroi se është një situate që mbahet nën kontroll por që mund të ndryshojë nga momenti në moment. Brengosëse është se tani ka më shumë  të infektuar të rinj se sa grupmosha e tretë. Një i dyshuar që mund të jetë i infektuar me Covid 19 duhet të kontaktojë mjekun e zgjedhur apo epidemiologun ku do të informohet për hapat e mëtutjeshme, thotë Marnikoviq.

Shtëpia e Shëndetit punon por dr Marnikoviq thotë se  pa nevojë të madhe ardhjet duhet të zvoglohen në minimum dhe informatat mund të merren me telefon. Nga Shtëpia e Shëndetit me covid 19 janë të infektuar një mjek dhe një motër medicinale , kurse testimit i janë nënshtruar të gjithë të punësuarit  të cilët kanë tezultuar negativ. Pasi vala e dytë e  virusit prek më shumë grupmoshat e reja Dr MArnikoviq apelon tek të rinjtë që të mbajnë maskat, dhe pastërtinë si dhe të respektojnë distancën

 

  • 1

    Radio