Një minut heshtje për viktimat e Masakrës së Tivarit
Prej tvteuta20:37, 31 Mars 2019
Sot me një minut heshtje tek Monopoli i duhanit në Tivar, u shënua 74 vjetori i masakrës se Tivarit. Për nderë të kësaj ngjarjeje tragjiike për popullin shqiptarë e në veçanti për popullatën dhe familjaret nga Kosova, Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” organizoi edhe këtë vit rrugëtimin nëpër të cilin kaluan 74 vite më parë mijëra meshkuj nga Kosova. Të pranishëm ishin qytetarë nga komuna e Ulqinit por edhe historian, gazetarë, familjarë dhe qytetarë nga Kosova të cilët me shumë dëshirë erdhen për tu bërë homazh bashkëvendasve të vet, që para 74 viteve u keqtrajtuan dhe masakruan në mënyrë mizore. Së bashku vendosen edhe lule e poashtu bënë edhe mbielljen e një ulliri, për të cilin shpresojnë se nuk do ti pëngojë askujt më, sepseedhe vitin e kaluar e mbiellën një ulli, por dikujt i ka penguar dhe e kanë nxjerrur, kështu u shprehën nga Shoqata e bjeshkatarëve “Shkëmbi” nga Kosova të cilët poashtu ishin të pranishëm sot për tu bërë homazh viktimave të Masakrës së Tivarit.