Sociale Më shumë

Një gram arë në Ulqin 50 euro

Prej tvteuta17:38, 20 Janar 2023

Ndër dyqanet e pakta të arit në Ulqin, është edhe dyqani me emrin “Luxist” në pronësi të familjes Paloka, nga Gjakova.
Kjo familje ka mbi 40 vite që përcjell traditen e të punuarit me metale të çmuara.
Deri në vitet e 90 bënin edhe punime të veta por në kohët moderne ku kanë avancuar makineritë, bëjnë vetëm pikje të thjeshta kurse mallin e blejnë të gatshëm nga Turqia dhe Italia.

Në dyqan kishte zgjedhje nga më të ndryshmet, por për të shuar kuriozitetin pronarin e dyqanit Viktor Palokën e pyetëm për gjënë më të shtrenjtë që kishte në dyqan, e që ishte një komplet ari që quhej “Xhesika”, prodhim Italian me një vlefshmëri prej 3 mijë eurosh.
Siç tha edhe vetë pronari vlefshmëria e arit dita ditës është në rritje, ku momentalisht një gram arë është 50 euro.

  • 1

    Radio