Një fundjavë en suksesshme për atletët, nga gjashtë medalje tre te arta
Prej tvteuta14:59, 1 Prill 2019
Në kryeqytet gjatë fundjavës, u mbajt Ultra maratona tradicionale e Podgoricës nën sloganin “Dita e vrapimit Podgoricë”, ku morën pjesë atletët e klubit “Orion” nga Ulqini. Medalje ari në kategoritë per pioniere moren Boban Maxhgal dhe Suana Tafiq, me medelje të argjentë u dekorua Maxhgal Nemanja, derisa medalja e bronztë i takoi Elzana Guberiq.
Në të njëjtën ditë, u zhvillua edhe turneu i XII “Vojo Vraçar”në hedhjen e topit, i cili përfshinte rreth 50 konkurrentë në gjashtë kategori. Medaljen e arit e fitoi Milivoje Pajoviq në kategorinë e pionierëve, ndërsa Zahid Muriq fitoi medaljen e bronztë.