Një fëmijë 4-vjeçar shpëtohet në Plazhin e Madh
Prej tvteuta10:07, 22 Gusht 2023
Një fëmijë katër vjeçar u shpëtua dje në Plazhin e Madh në Ulqin, pasi u tërhoq nga dallgët dhe rrymat e forta rreth tre kilometra larg bregut, njoftuan nga Shërbimi i kërkim-shpëtimit në Autoritetin e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Porteve.
Sipas tyre, me përdorimin e shpejtë të skuterit special të shpëtimit, pjestar i këtij shërbimi, Edis Sijariq, arriti tek fëmija në vetëm pak minuta dhe e evakuoi atë, me ndihmën e kolegut Enes Skenderoviq.
I gjithë aksioni zgjati 15 minuta që nga marrja e njoftimit.