Një e treta e Pakistanit nën ujë
Prej tvteuta30 August 2022

Një e treta e Pakistanit është përmbytur plotësisht nga përmbytjet historike, ka thënë ministrja e Klimës.Përmbytjet shkatërruese kanë rrënuar rrugët, shtëpitë dhe të korrat, duke lënë gjurmë kërdie vdekjeprurëse në të gjithë Pakistanin. “Është i gjithi një oqean i madh, nuk ka tokë të thatë për të nxjerrë ujin jashtë”, tha Sherry Rehman, duke e quajtur situatën “krizë me përmasa të paimagjinueshme”. Të paktën 1.136 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor. Shiu i verës i cili ka rënë këtë vit në Pakistan, është më i madh i regjistruar në një dekadë, derisa Qeveria ka fajësuar kushtet klimatike, shkruan BBC-ja të hënën. “Fjalë për fjalë, një e treta e Pakistanit është nën ujë tani, gjë që ka tejkaluar çdo kufi, çdo normë që kemi parë në të kaluarën”, tha Rehman për agjencinë e lajmeve AFP.