Aktuale Më shumë

Një ditë me punonjësin e Ndërmarrjes Publike “Parking Servis”.

Prej tvteuta15:11, 5 Shkurt 2023

Sot patëm kënaqësinë të realizojmë një bashkëbisedim me z.Sabit Rexha, i cili na informoj më shumë rreth punës në ndërmarrjen publike të “Parking Servis”, si është një ditë pune në këtë ndërrmarrje, përparsitë dhe vështirsitë që hasin çdo ditë, se si e pritën qytetarët informacijonin rreth pagesës së vendit të parkimit dhe shumë te tjera.

 

Sipas z. Rexha, ndërmarrja funksionon çdo vitë e më mirë, por puna me njerëz të ndryshëm ka edhe vështirsit e veta, me durim dhe gjakëftohësi çdo gjë arrihet të rregullohet dhe kuptohet.

Z.Rexha po ashtu na informoj edhe për mundësit e pagesës së parkimit, të cilat mund të realizohen në tri mënyra, përmes telefonit, parkomatit dhe në çdo kiosk të blehet bileta për një periudhë të caktuar.

Ai po ashtu ceku, që gjatë peridhës së dimrit, të shtunden nga ora 14h e pasditës deri të hënën në ora 07h të mëngjesit parkimi është pa pagesë. Kjo vlen vetëm për peridhën dimrore nga tetori deri në qeshor.

 

 

 

  • 1

    Radio