Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Nishani thirrje partive politike për dialog dhe kompromis

Prej tvteuta19 April 2017

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani reagoi në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa kohësh dhe theksoi nevojën për dialog mes palëve politike, pasi sipas tij, përmes dialogut arrihet edhe kompromisi. Në këtë mënyrë vlerëson Nishani, Shqipëria do të mund të dalë nga kriza e thellë politike. “Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve te ndryshme ne vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar, vendimmarrësit e angazhimeve ne te gjitha fushat, përfshi edhe atë te kulturës, janë ne sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture te mataruar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikes dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, ne mënyre qe vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore, por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktoreve që përbejnë këto institucione”, deklaroi Nishani.