NISHANI :GARANCI PËR ÇDO BESIM
Prej tvteuta9 September 2015
Presidenti I Shqipërisë, Bujar Nishani në ceremoninë e “ Lutjes së Paqes” në Tiranë , ku moren pjesë mijëra klerikë ,politikanë e qytetarë të thjeshtë,tha se Shqipëria është një shembull frymëzues, ndoshta dhe unik, ashtu sikurse shprehej i madhi Indro Montaneli, duke i ndjellur fjalët se: kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, ku vendi, njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe pavarësisht të qenit të ndryshëm në besim, dëshirojnë dhe duan paqen dhe lirinë. Kështu kanë udhëtuar shqiptarët në histori krah për krah që kur harta e tyre fetare, mori nuancë mozaiku, duke përjetuar diversitetin, si diçka individuale të brendshme dhe shpirtërore”, tha Nishani.