Nishani dhe Vujanoviq: Është nder të jesh sot në Ulqin
Prej tvteuta16:06, 1 Prill 2017
Pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit, presidenti i Mali të Zi Filip Vujanoviq dhe ai i Shqipërisë Bujar Nishani, para mediave shprehën kënqaësinë e tyre që sot ndodhen në Ulqin në këtë ditë të shënuar dhe iu uruan qytetarëve të Ulqinit sa më shumë përparim dhe zhvillim në periudhën e ardhshme.
Vujanoviq shprehu besimin se pushteti lokal në bashkëpunim me Qeverinë dhe të gjithë ato që janë të përkushtuar në zhvillmin e Ulqinit, do të valorizojnë siç duhet potencialet e mëdhaja që ka Ulqini. President Nishani falenderoi autoritetet lokale që i kanë dhënë mundësinë që të jetë sot i pranishëm në Ulqin, duke e quajtur atë jo vetëm nderë por edhe privilegj.
Nishani shprehu edhe falenderimet e tij për gjithë popullin shqiptar në Mal të Zi , që vazhdojnë përpjekjet e jashtzakonshme në ruajtjen e indentitetit kombëtar.