NIMANBEGU:KOMUNA E ULQINIT 20% ME SHUME TE ARDHURA
Prej tvteuta2 January 2019
Komuna e Ulqinit fale ndryshimeve te Ligjit mbi financimin e veteqeverisjes locale, nga ky vit do te kete te ardhura me te larta. Kjo u miratua ne Kuvendin e Malit te Zi, ku fillimisht nenkryetari I Kuvendit Genci Nimanbegu propozoi amandamentin me te cilin kerkoi qe 50% e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale të shkojnë në buxhetin e komunës së Ulqinit, mirepo ne Keshillin per ekonomi, finansa dhe buxhet jane dakorduar qe te aprovohet ndarja e mjeteve prej 20% nga tatimi mbi të ardhurat personale e cila do shkoje nga buxheti shteteror ne buxhetin komunal. Nimanbegu vlerësoi se keto te ardhura komunes se Ulqinit do ti sjellin fuksionim më të rregullt dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e metejshem te saj.