Nimanbegu:Ju përkujtoj me Nenin 79 të Kushtetutës-Të drejtat e veçanta të pakicave
Prej tvteuta09:44, 13 Dhjetor 2018
Në kuadër të Orës së Kryeministrit në Kuvendin e Malit te Zi, nënkryetari I Kuvendit dhe deputet I Forcës, Genci Nimanbegu, kryeministrit Markoviq I ka parashtruar pyetjen mbi aktivitetet e ndërmarra të Qeverisë aktuale në fushën e avancimit të të drejtave të popujve pakicë në implementimin e dispozitave kushtetuese nga Neni 79 I Kushtetutës së MZ, si dhe mbi aktivitetet të cilat planifikojnë ti ndërmarrin në periudhën e ardhshme.
Nënkryetari Nimanbegu tha se këtë pyetje e ka bërë sepse ka dashur që para së gjithash opinionin e gjerë të Malit të Zi, mediat, qytetaret, por në veçanti Qeverine, ti përkujtoj se cilat janë të drejtat e pakicave në bazë të Nenit 79 të Kushtetutës I cili përmban 13 pika.
“Mëndoj që kjo është një tematikë e madhe dhe shfrytëzoj rastin që veçanarisht të theksoj se çfarë është e nevojshme për bashkësitë nacionale përmbrojtjen e identitetit,sidomos në katër pikat e këtij neni të Kushtetutës.
-Përfaqësimi autentik në Kuvendin e MZ dhe në Kuvendet e Vetëqeverisjeve locale ku përbëjnë një numër të konsiderueshëm të banorëve në bazë të principit të aksionit afirmativ. Kjo është një sfidë e cila ne përfaqësuesit e bashkësisë nacionale shqiptare, sidomos në dy ciklet e kaluara zgjedhore, në bazë të vlerësimit tim dhe të subjekteve tona politike, Ligji edhe pse ka aksionin afirmativ, na ka dëmtuar, sepse kemi dalë nga pozicioni I vitit 2011 kur kishim njësinë e posaçme zgjedhore, theksoi Nimabegu.
Ai poashtu tha se Pika 4 e Kushtetutës e cila ka të bëjë me arsimin, është çështje që asnjëherë nuk është aktualizuar deri në fund, prandaj apeloi që nga Qeveria aktuale të japim më në fund një fuqi të re në avancimin e këtij segmenti të dispozitës kushtetuese.
Nënkryetari Nimanbegu poashtu analizoi edhe Pikën 2 të Kushtetutës e cila trajton përdorimin dhe të shfaqurit publikisht të simboleve kombëtare dhe kremtimin e festave kombëtare.
“Këtë pyetje e kam shtruar për shkak se gjatë javës së kaluar kemi pasur dy raste edhe në Ulqin edhe në Tuz, ku e drejta jonë në shënimin dhe përdorimin e simboleve nacionale nuk është respektuar nga ana e policisë dhe për të cilat menjëherë e kam nisur procedure për ndryshimin e Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike.Unë poashtu theksoj se jeta është vërrtet shumë e shpejtë dhe shumë gjëra shkojnë më shpejtë se sa e panifikojmë. Nëse neve si përfaqësues tëpërgjegjshëm shoqërorë dhe përfaqësues të popullit nuk reagojmë në kohë, disa gjëra përsëriten, por jo në të njëjtën formë, përsëriten ndoshta në formë më të vështirë dhe diçka që nuk mund ta zgjidhim”, përfundoi Nimanbegu.
Nderkaq, Kryeministri Markoviq tha se Qeveria është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë, dhe bëri një përmbledhje të fondeve të ndara nga qeveria të cilat kryesisht janë ndarë nëpërmes të projekteve të ndryshme të realizuara, kurse për rastin e përdorimit të flamurit tha se së shpejti duhet të ndryshohen Ligjet të cilat shkaktojnë probleme përpërdorimet e lira të simboleve.
Njëri nga ligjet i cili do të hyjë në procedurë së shpejti është edhe Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike, i propozuar nga vetë Nimanbegu.
Në vazhdim mund të lexoni Nenin 79 tëKushtetutës së Malit të Zi të cilin Nimanbegu e lexoi në tërësi:
5. TË DRETAT E VEÇANTA TË PAKICAVE
Mbrojtja e identitetit
Neni 79
Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale u garantohen të drejtat dhe liritë, të cilat mund të përdoren individualisht dhe në bashkësi me të tjerët:
1) në shprehjen, ruajtjen, zhvillimin dhe shprehjen publike të veçorive nacionale, etnike, kulturore dhe fetare;
2) në zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe kremtimin e festave kombëtare;
3) në përdorimin e gjuhës dhe të alfabetit të vet në përdorim privat, publik dhe zyrtar;
4) në arsimimin në gjuhën dhe alfabetin e vet në institucionet shtetërore dhe që programet mësimore të përfshijnë edhe historinë dhe kulturën e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave;
5) që në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullatë organet e vetëqeverisjes lokale, organet shtetërore dhe gjyqësore të udhëheqin procesin edhe në gjuhën e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave;
6) që të formojnë shoqatat arsimore, kulturore dhe fetare me ndihmën materiale të shtetit;
7) që emrin dhe mbiemrin e vet ta regjistrojnë dhe ta përdorin në gjuhën dhe alfabetin e vet në dokumentet zyrtare;
8) që në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullatë emërimet tradicionale lokale, emrat e rrugëve dhe të lagjeve, si dhe shenjat topografike të jenë të shkruara edhe në gjuhën e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave;
9) në përfaqësimin autentik në Kuvendin e Malit të Zi dhe kuvendet e njësive të vetëqeverisjes lokale në të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës, sipas parimit të aksionit afirmativ;
10) në përfaqësimin proporcional në shërbimet publike, organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale;
11) në informimin në gjuhën e vet;
12) që të vendosin dhe mbajnë kontakte me qytetarët dhe shoqatat jashtë Malit të Zi me të cilat kanë prejardhje të përbashkët nacionale dhe etnike, trashëgimi kulturore-historike, si dhe bindje fetare;
13) në formimin e këshillit për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të veçanta.