Politikë Më shumë

NIMANBEGU:Buxheti 2018-Ujesjellesi, Infrastruktura,Buna dhe pikat kufitare(video)

Prej tvteuta23:08, 26 Dhjetor 2017

Sonte ne Kuvendin e Malit te Zi eshte miratuar Buxheti per vitin 2018, ne kuade te se cilit jane perfshire edhe disa ceshtje madhore per zonat ku jetojne shqiptaret. Sipas deputetit te Forces Genci Nimanbegut i cili ne diskutimin e tij mbi buxhetin vleresoi se viti qe po leme pas, per shqiptaret ka pasur levizje te dukshme, kurse viti 2018 do te karakterizohet me investimet ne projekte te shumepritura zhvillimore per shqiptare. Me poshte ju sjellim disa nga pikat te cilat jane miratuar ne buxhetin 2018:

  1.      Përfundimi i projektit në realizim, rregullimi i rrugëve dhe infrastrukturës (kalldramit) në qytetin e vjetër të Ulqinit (Kalaja), me shumë prej 500.000 euro.
  2. Punimi i projekt planit për rrjetin e ujësjellësit në zonën e Krajës
  3. Përfundimi i projektit në realizim, rindërtimi i rrugës Ulqin – Krythë (Sukobinë).
  4. Vazhdimi i infrastrukturës rrugore prej Dinoshës deri tek pika kufitare Cem i Trieshit – Grabom (Shqipëri).
  5. Punimi i studimit fizibilitetit për ndërtimin e rrugës dhe pikës kufitare Plavë – Deçan (Kosovë).
  6. Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Skje (Krajë) – Zogaj (Shqipëri)
  7. Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Shënkollë/Hutaj (Ulqin) – Pulaj (Shqipëri)
  8. Rindërtimi i bulevardit prej komunës Ulqinit drejt Plazhit të madh, me shumë prej 1.000.000 euro.

  • 1

    Radio