NIMANBEGU:AMENDAMENTET “TËRHOQEN” PROPOZIMLIGJIN(VIDEO)
Prej tvteuta13:37, 1 Mars 2015
Deputeti I Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu ka deklaruar për TV Teuta se shqiptarët dhe subjektet e tyre politike kanë qëndrim të unifikuar lidhur me zgjedhjen dhe të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare në Mal të Zi.
Ai ka thënë se neni që përcakton një pakicë kombëtare të drejtën e përdorimit të simbolet kombëtare nëse përbën 15 për qind të popullatës në një komunë të caktuar.Ky është një prag i lartë dhe rrezik në disa treva ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi .Sipas deputetit të Forcës,amendamentet e depozituara në Propozimligj,kanë detyruar ministrin e pakicave ta tërheq atë nga procedura kuvendore.