Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Zjarri për momentin nën kontroll. Po qëndrojmë vigjilent

Prej tvteuta16:01, 24 Shtator 2022

Zjarri i cili dje pasdite shpërtheu në Pyllin e Pishave në Ulqin, për momentin është nën kontroll, ndërsa ekipet e zjarrëfiksëve vazhdojnë të monitorojnë situatën. Ekipi i TV Teuta në terren e vërtetoi vetë se zjarrëfikësit përballen me terren të vështirë në kryerjen e detyrës, ndërsa sot famirësisht era frynë me intenzitet më të ulët, çka me siguri ka ndikuar në lehtësimin e gjendjes.

Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Abdullah Nimanbegu, konfirmoi se situata për momentin është stabile, por po vazhdojnë të jenë vigjilent pasi zjarri mund të eskalojë përsëri. Ai falenderoi të gjithë ata që ndihmuan dhe dhanë kontribut në fikjen e zjarrit, sidomos gjuetarët e Ulqinit, por edhe kolegët nga Tivari, Komunën e Ulqinit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët dërguan helikopterët.

  • 1

    Radio