Nimanbegu: Vazhdim i lojës ligjore për të penguar konstituimin e Kuvendit
Prej tvteuta13:13, 26 Maj 2022

Vazhdimi i seancës së Kuvendit Komunal të Ulqinit, nuk u mbajt as ditën e sotme, pasi siç arsyetuan këshilltarët prezent, shërbimi i Kuvendit vazhdoi me pengimin e procedurës për mbajtjen e saj.
Kryetari dhe këshilltari i Forcës, Genci NImanbegu, tha në konferencë për media, se ky është një vazhdim i lojës ligjore e cila ka për qëllim pengimin e konstituimin të Kuvendit.
Sipas tij, kjo shkon direkt në dëm të qytetarëve të Ulqinit, pasi pa nevojë po zvarritet formimi i pushtetit lokal. ndërsa do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet në mes subjekteve në të ardhmen.
Ai njoftoi se nga kryesuesja e Kuvendit, Jasmina Hasa kanë marrë njoftim për thirrjen e kolegjiumit të Kuvendit për ditën e nesërme.