Nimanbegu uron Kurtin: Shpresojme ne avancim te maredhenjeve me shqiptaret ne Mal te Zi
Prej tvteuta28 October 2019

Nenkryetari I Paramentit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, pas rezultatit te zgjedhjeve parlamentare ne Republiken e Kosoves, I ka derguar telegram urimi liderit te Vetevendosjes Albin Kurtit me rastin e fitorjes ne keto zgjedhje edhe si parti, por edhe si kandidat per Kryeminister te ardhshem te Republikes se Kosoves.
Letren mund te lexoni ne teresi:
I nderuari Albin,
Ndjej kenaqesi te posagme qe mund t’ua uroj rezultatin dhe suksesin Tuaj dhe Levizjes VV ne zgjedhjet parlamentare ne Kosove, qe do te kurorezohet me formimin e shpejt te Qeverise se Republlkes se Kosoves. Besoj se Qeveria e re e Republlkes se Kosoves nen udheheqjen Tuaj si Kryeminister do te jete nje Qeveri me theks ne fuqizimin e vlerave demokratike, ekonomise dhe vendimtare per sfidat qe i ka perpara shteti i Kosoves, para se gjithash ne fushen e politikes se jashtme, vazhdimin e rruges Euroatlantike dhe hapjen sa me te shpejte te negociatave me BE-ne, por edhe anetaresimin ne 0KB dhe organizatat tjera nderkombetare, duke ia rritur keshtu dinjitetin e merituar krejt kombit shqiptar. Ne planin e brendshem shpresojme se me punen Tuaj do te krijoni kushtet e volitshme per rritjen e ekonomise te shtetit, fuqizimin e sundimit te ligjit, rritjen e standardit te jetes dhe te jepni perspektive gjenerates se re, me c’gje do te ndalohej plaga shekullore e shqiptareve – migrimi. Shembulli qe dhate jo vetem rajonit, por edhe me gjere, me organizimin dhe mirevajtjen e zgjedhjeve, eshte shpresedhenes. Per ne, shqiptaret ne Mai te Zi, Kosova si shtet me dinjitet dhe i pranuar ne bote, shtet demokratik, i progresit dhe sundimit te ligjit, do te jete lehtesim i fuqishem drejt realizimit te kerkesave tona kombetare, njerezore dhe qytetare. Mbetem me shprese se vazhdimi, gjegjesisht avancimi i marredhenieve te Kosoves me shqiptaret e Mailt te Zi do te sjelle realizimin sa me shpejt te nevojave dhe deshirave tona.
Miqesisht,
GENCI NIMANBEGU Nenkryetar i Kuvendit te Mailt te Zi