Politikë Më shumë

Nimanbegu: Ulqini zone e prodhimit të energjisë, banorët duhet të kenë benefite më të mëdha

Prej tvteuta23:18, 14 Dhjetor 2018

Nënkryetari I Kuvendit të MZ Genci Nimanbegu gjatë pyetjeve të deputetëve, në focus të vëmëndjes kësaj radhe kishte ministren e ekonomise Dragica Sekuliq, të cilën e pyeti mbi benefitet konkrete që veteqeverisja vendore e Ulqinit mund të pres nga puna e ardhshme 30 vjeçare e centralit me erë në Mozhurë.
Ministrja Sekuliq ne pergjigjen e saj theksoi se banorët e Komunës së Ulqinit do të ndiejnë benefitet nga investimet energjetike, sepse nga tatimet në patundshmëri te parkut me erë në Mozhurë, një pjesë nga totali vjetorë do ti paguhet Komunës së Ulqinit, kurse shuma vjetore sipas ministres Sekuliq do të jetë 189 mijë euro dhe do të shkojnë në buxhetin e shtetit, kurse më pas një pjesë do ti takojë edhe Komunës së Ulqinit.
Nënkryetari Nimanbegu vlerësoi se banorët e Komunës së Ulqnit duhet të kenë benefite më të mëdha sepse Komuna e Ulqinit po bëhet zonë e prodhimit më të madh të energjisë në Mal të Zi dhe ajo si ministresh e ekonomisë ka për obligim që të shoh mënyrat se si vetëqeverisja vendore të ketë përfitime më të mëdhaja.
“Unë besoj se një qiradhënje prej 186 mijë euro e cila vlerësohet që do të arritet për gjithë këtë hapësirë është një shifër e cila ka nevojë të spjegohet edhe më gjerë publikut, por edhe të gjithë të interesuarve. Besoj që kjo pyetje do të nxisë debatin për benefitet që një vetëqeverisje i ka për investimet në teritorin e saj. Por është shqetësuese se gjithë ky investim prej rreth 90 milion euro nuk do të ketë vende tjera pune që do të ketë benefit për popullatën vendore, prandaj këtë debat dhe këtë pyetje ju kam drejtuar që të hapim debate që në bazë të standardeve më të mira, standardeve ndërkombëtare të shihen mundësitë e benefiteve që një investim i tillë mund të sjellë mbi popullsinë vendore”theksoi Nimanbegu.

  • 1

    Radio