Nimanbegu thekson nevojen e rrugeve Decan-Plave dhe Rozhaje-Peje
Prej tvteuta19:32, 7 Dhjetor 2018
Deputetet nga Kuvendi I Republikes se Kosoves ishin mysafire te deputeteve te Kuvendit te Malit te Zi, takimi cili u realizua ne kuader te projektit “Dialogu public mbi shfrytezimin e qendrueshem te energjise ne Evropen Juglindore” me organizimin e Fondit te hapur rajonal per Evropen Juglindore-Efikasiteti energjetik, organizates gjermane GIZ dhe 5 shkollave politike te Keshillit te Evropes nga rajoni
Ne takim eshte folur mbi. Temat te cilat kane te bejne me fushen e energjetikes dhe shfrytezimin e potencialeve energjetike, mbi perspektiven e metejshme te zhvillimit te kesaj dege, valorizimin e termo dhe hidro potencialeve, si dhe burimeve alternativete energjise.
Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, gjate takimit me deputetet e Kuvendit te Republikes së Kosovës përvec temës mbi shfrytezimin e qendrueshem te energjisë, ka theksuar edhe nevojen e rrugeve Deçan- Plave dhe Rozhaje- Peje, te cilat jane rruge jetike per banoret e ketyre zonave.