Politikë Më shumë

Nimanbegu: Tash sa vite i rendis dhe I shtyri problematikat tona në Kuvend(video)

Prej tvteuta13:38, 15 Mars 2020

Nënkryetari I Kuvendit dhe Deputeti i Forcës Genci Nimabegu gjatë një interviste  për  TV Teuta  të zhvilluar pas mledhjes së Këshillit për bujqësi dhe turizëm, në të cilin është diskutuar mbi mbrojtjen dhe revitalizimin e ullishtës dhe Gjirit te Valdanosit, ka theksuar se tash sa vite është duke I  renditur dhe shtyrë në Kuvendin e Malit të Zi problematikat   dhe se qëllimi I tij është që të finalizojë disa projekte, ndër të cilat është edhe çështja e Valdanosit.  Nimanbegu  deklaroi se qëllimi I këtij takimi është që të identifikohen dhe obligohen institucionet  për hapat e ardhshme që do të ndërmerren dhe të shohin mundësinë se sa mjete mund të dedikojnë për këto aktivitete.  Ai  tha se e gëzon fakti që Ministria e bujqësisë e ka jetësuar intencën e tij nga viti 2014 që të punohet Programi i veçantë i mbrojtjes së Gjirit  të Valdanosit,  por mungon akoma  Strategjia e zhvillimit të ullishtarisë, e cila poashtu në vitin 2014, ishte amandament I tij në Ligjin mbi ullishtarinë. Nimanbegu beson se së shpejti do të jetësohen proceset të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndalimin e devastimit të ullishtës dhe Gjirit të Valdanosit. Sipas Nimanbegut,  një çështje tjeter e rëndësishme është edhe kadastri. Ai spjegoi se është me shumë rëndësi që të kemi kadastrin e qartë të ullishtave, duke theksuar se Kadastri i Malit të Zi e ka shumë qartë  të hartuar  sqarimin topografik  të këtyre zonave, që ne të mos kemi huti se çka është Bashbylyku, çka është Gjiri I Valdanosit dhe çka është ullishta e Valdanosit.

“Sinqerisht, tash sa vite përpjekem  dhe shtyj  disa  projekte dhe besoj që tani shihet një dritë nga mbarimi I tunelit  të quajtur problemi  I Valdanosit. Së pari mbrojtjen e ullishtës që ka mbijetuar dhe pastaj edhe procesi që ka të bëjë me atë kryesorin, pronësinë mbi të”,  përfundoi  deputeti  Nimanbegu.

  • 1

    Radio